Hiqmet Buzi

Lexo ngjarje:

Në lagjen “Tophana” të Vlorës, në bazën ilegale të Partisë Komuniste Shqiptare u vra Hiqmet Buzi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Vlorë, në vitin 1927. Pushtimi fashist e gjeti nxënës në Shkollën Normale të Elbasanit (1909), ku u bë ndër të rinjtë më aktivë në demonstratat antifashiste dhe në aksione të tjera kundër fashizmit. U përjashtua nga shkolla për veprimtari revolucionare (1942). U kthye në Vlorë dhe shtëpia e tij u bë bazë e Partisë Komuniste Shqiptare. Punoi në lagjet e qytetit dhe në fshatra për mobilizimin e rinisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kreu detyrat luftarake që iu ngarkuan nga organizata e Rinisë Komuniste. Natën e 18 tetorit u gjend i rrethuar nga forca fashiste në bazën ilegale. Hiqmet Buzi vendosi të çante rrethimin dhe përmes zjarrit të dendur të armikut u sul kundër fashistëve me revolverë e bomba dore, ku mbeti i vrarë. Akti i tij pati jehonë jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë. (Në fotografi: Hiqmet Buzi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 349.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img