Feim Ibrahimi

Lexo ngjarje:

Në Gjirokastër lindi Feim Ibrahimi, kompozitor, Artist i Popullit. Lindi në Gjirokastër në vitin 1935. U diplomua në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (1966). Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (1966–1977) dhe zv.drejtor (1973–1977), sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve e të Artistëve (1977–1991), drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1991–1993), pedagog në Konservatorin e Tiranës. Kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, që nga lirikat vokale, muzika e dhomës e deri në muzikën skenike. Disa nga krijimet e tij të viteve ’70 të shekullit XX, si Koncertet nr. 1 e 2 për piano dhe orkestër, u karakterizuan nga prirje të qarta për pasurimin e gjuhës muzikore me mjete të reja bashkëkohore, që u shprehën më tej në veprat e krijuara në vitet ’90 të shekullit XX. Feim Ibrahimi në vitin 1990 themeloi Komitetin Kombëtar të Muzikës, të cilin e drejtoi për katër vjet. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë luajtur edhe jashtë vendit. Ka fituar disa çmime të rëndësishme kombëtare dhe Çmimin e Republikës të Shkallës së Tretë e të Dytë. U nda nga jeta në Torino (Itali), në vitin 1997. (Në fotografi: Feim Ibrahimi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 969-970.

Fotografia: © https://www.wikidata.org/wiki/Q2543574#/media/File:Feim_Ibrahimi_-_Gjirokaster_1986.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img