Në Hoçisht të Korçës, në luftë kundër pushtuesve italianë, u vra Fuat Babani (1918–1943), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Baban të Devollit. Përqafoi idetë komuniste qysh në bankat e Liceut të Korçës. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare me themelimin e saj. Komandant i çetës së Moravës që me krijimin e saj (1942), spikati si drejtues e luftëtar trim. (Në fotografi: Fuat Babani)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 148.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




