Halil Alidema

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Halil Alidema, veprimtar politik, themelues dhe drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar në Kosovë. Lindi në fshatin Pozheran (sot Poshtan) të komunës së Vitisë (Kosovë), më 15 mars 1936. Kreu shkollën normale të Prishtinës dhe shërbeu në arsim. Ra në konflikt me pushtetin serb, u dënua dy herë nga organet gjyqësore, por nuk e ndërpreu veprimtarinë atdhetare. Në vitin 1968, pasi ngriti flamurin kombëtar dhe festoi 28 Nëntorin në shkollën e fshatit të vet, u detyrua të shpërngulet dhe u vendos në Prishtinë. Atje kreu Fakultetin Juridik dhe në vijim studimet pasuniversitare në degën e historisë (1979), duke botuar edhe disa artikuj lidhur me periudhën e Krizës Lindore dhe Traktatin e Shën Stefanit (1878). Në nëntor 1981 u arrestua e u dënua me 11 vjet burgim, si pjesëtar i “grupit të intelektualëve shqiptarë” dhe për përfshirje në demonstratat e vitit 1981. U angazhua në këshillin nismëtar për formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas formoi partinë Uniteti Kombëtar Shqiptar dhe u zgjodh kryetar i saj. Punoi në formimin e njësive guerile të quajtura “Shqiponjat e Lirisë”, që do të vepronin në Kosovë. Për shkak të kësaj veprimtarie u detyrua të largohej nga Kosova në Maqedoninë e Veriut (shtator 1991) e pas dy muajsh në Shqipëri, ku dha ndihmesën e tij për krijimin e Partisë së Unitetit Kombëtar edhe në Shqipëri. Ushtroi detyrën e kryetarit të Këshillit Koordinues të dy partive të Unitetit Kombëtar Shqiptar dhe të degëve të tyre jashtë vendit. (Në fotografi: Halil Alidema)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 55.

Fotografia: © https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Halil_Alidema.jpg

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img