Idriz Seferi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Idriz Seferi (1847–1927), udhëheqës ushtarak popullor i lëvizjes kombëtare. Lindi në fshatin Sefer të krahinës së Karadakut të Shkupit. Qysh në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare, që sollën reformat e Tanzimati. Më 1875, u burgos nga autoritetet osmane. Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe asaj të Pejës (1899). Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të vitit 1910 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si dhe në betejat e Karadakut (Drenogllavës) e të Moravës. U shqua si një ndër udhëheqësit e Kryengritjes së përgjithshme kundërosmane të vitit 1912 në Kosovë, gjatë së cilës mori pjesë në veprimet luftarake për çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt. Në tetor 1912, pas shpërthimit të Luftës Ballkanike, në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbë në rajonet e Bujanocit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, duke i shkaktuar ushtrisë serbe humbje të ndjeshme. Udhëhoqi çetat shqiptare të Kosovës në luftën kundër zgjedhës serbe në vitet 1913–1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916–1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, deri në fund të jetës së tij. (Në fotografi: Idriz Seferi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2307.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Idriz_Seferi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img