Në Shkodër pushkatohet Dom Ndre Zadeja, martir i Kishës Katolike. Pasi bëri shkollën fillore dhe atë të mesme, hyri në Seminarin e Shkodrës dhe më pas shkoi në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar në Shkodër, më 24 prill 1916. Qe sekretar i arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Jak Serreqit; zëvendësfamullitar i kishës katedrale të Shkodrës; famullitar i Barbullushit (Shkodër), i Bogës (Pejë), i Shkrelit dhe i Sheldisë (Shkodër). U arrestua në Sheldi dhe u burgos në Shkodër, më 4 shkurt 1945. U dënua me vdekje pa gjyq dhe u pushkatua. (Në fotografi: Dom Ndre Zadeja)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ndre-zadeja/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ndre-zadeja/
Përpunim grafik: AHCF




