Pranë bulevardit “Mbreti Zog I” u përurua shtatorja e mbretëreshës Geraldinë. Shtatorja u ngrit në nder të konteshës nga Hungaria, në 20-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta. Kontesha u lind në Budapest, më 6 gusht 1915, kohë kur kish nisur rënia e Perandorisë Austro-Hungareze. Ndoqi shkollën angleze në Menton të Francës dhe më pas kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum-it, në Austri, ku kreu edhe fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Më 27 prill të vitit 1938, ajo vuri kurorë me mbretin Zog I, por u largua nga Shqipëria si mbretëreshë vetëm një vit më pas, kur nisi pushtimi italian i vendit. (Në fotografi: Shtatorja e mbretëreshës Geraldinë.)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror
Fotografia: © https://shqiptarja.com/
Përpunim grafik: AHCF




