Lefter Talo

Lexo ngjarje:

Në luftë kundër forcave naziste gjermane në Margëlliç të Patosit, u vra Lefter Talo (1912–1944), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Hadër Aga (sot fshati Lefter Talo) të Sarandës. Gjatë kohës që kryente gjimnazin në Gjirokastër, përqafoi idetë komuniste. Punoi si mësues në fshatrat e Gjirokastrës dhe iu kundërvu regjimit të Ahmet Zogut. Si kundërshtar i pushtimit fashist të Shqipërisë, u arrestua dhe u burgos (1942). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, më 1942. Mori pjesë në organizimin e lëvizjes ilegale antifashiste (1943). U radhit në Brigadën VI Sulmuese. (Në fotografi: Lefter Talo)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2655.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img