Meleq Gosnishti

Lexo ngjarje:

Në luftimet për marrjen e kalasë së Margëlliçit (Patos), u vra Meleq Gosnishti (1913–1944), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Gosnisht të Përmetit. Mërgoi në Francë (1929), ku punoi minator dhe në punë të tjera të vështira. Anëtar i Partisë Komisitë Franceze (1938). I dëbuar nga policia franceze, u kthye në Atdhe më 1938. Në vitin 1941, u hodh në luftë kundër pushtuesit fashist. U caktua komandant i njësitit gueril të krahinës së Cerjes (Përmet, 1942); u rreshtua në çetën partizane “Musa Fratari” e pastaj komisar kompanie e më vonë zv.komandant në batalionin partizan “Naim Frashëri” (1943). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, në shtator 1943. U shqua për aftësi drejtuese, veçanërisht në luftimet e ashpra që zhvilloi Brigada VI Sulmuese gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të Dimrit 1943–1944. (Në fotografi: Meleq Gosnishti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 776–777.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img