Më 1 prill 1969 u pushkatua Dom Marin Shkurti, martir i Kishës Katolike. Lindi në Samrish të Dajçit të Bregut të Bunës. Në kulm të regjimit komunist u përgatit për meshtar privatisht prej Arqipeshkvit Imzot Ernest Çobës, i cili e shuguroi meshtar më 8 dhjetor 1961, së bashku me Dom Mikel Beltojën. U arrestua dhe u burgos në Shkodër, më 27 nëntor 1968. Gjyqi iu bë në Dajç. U dënua me vdekje më 20 mars 1969. (Në fotografi: Dom Marin Shkurti)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-marin-shkurti/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-marin-shkurti/
Përpunim grafik: AHCF




