Kin Dushi

Lexo ngjarje:

Më 6 prill 1994, në Tiranë u nda nga jeta Kin Dushi, gazetar, publicist e shkrimtar. Lindi në Shkodër. Kreu shkollën e mesme në Tiranë. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në radhët e njësiteve guerile të Beratit dhe në çetat e Skraparit. U arrestua dhe u internua në kampin e përqendrimit të Prishtinës (1944). Jetën e kaluar në internim e ka përshkruar në romanin e tij të parë “Në gojën e ujkut” (1951). Punoi në gazetën “Zëri i popullit” si korrespondent special (1950–1960); më pas në Estradën e Shtetit dhe në revistën “Ylli” (1960–1967). Në publicistikën e tij zotëruan shkrimet letrare-publicistike, veçanërisht përshkrimi. Disa prej tyre i përmblodhi në librin “Kronika e vendit tim: tregime dhe përshkrime” (1961). Në përgjithësi veprimtaria publicistike e tij karakterizohet nga vështrimi kritik i realitetit, zbulimi i të metave dhe i plagëve shoqërore. Si shkrimtar ka botuar romanin “Një emër mes yjeve” (1964) dhe komedinë “Banorët e shkallës nr. 6” (1958). Në vitin 1967 u arrestua me akuzën “Për agjitacion e propagandë” dhe u dënua me 8 vite burg. Pak kohë pasi doli nga burgu, u verbua. (Në fotografi: Kin Dushi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 559.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img