Agim Ramadani

Lexo ngjarje:

Më 11 prill 1999 ra heroikisht duke luftuar ballë për ballë me armikun gjatë Betejës së Koshares, Agim Ramadani, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Zhegër të Gjilanit. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Zagreb, ku u diplomua inxhinier i transportit tokësor. Në fillim të viteve ’90 dezertoi nga ushtria jugosllave dhe emigroi familjarisht në Zvicër. Atje, në vitin 1998, u pranua anëtar i Akademisë së Arteve. Më 1999 mori Çmimin e Madh (Grand Prix) dhe Medaljen e Artë për poezi. Ra në kontakt me themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u radhit në ndihmë të saj. Pas epopesë së Jasharajve, u kthye përfundimisht në Kosovë (mars 1998) dhe u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mori pjesë në shumë luftime në zonën operative të Dukagjinit. Me formimin e Brigadës 138, u emërua komandanti i saj. Agim Ramadani ishte ndër drejtuesit e betejës së Kosharës. Pas rënies së tij, Brigada 138 mori emrin “Agim Ramadani”. (Në fotografi: Agim Ramadani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2213.

Fotografia: © https://president-ksgov.net/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img