Numri i parë i gazetës “Ora e maleve”

Lexo ngjarje:

Më 15 prill 1923, në Shkodër doli numri i parë i gazetës “Ora e maleve” (1923–1924), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, ekonomike, kulturore e satirike. Vijoi botimin deri në numrin 51 (dhjetor 1924). Gazeta botoi shkrime për gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, në veçanti për prefekturën e Shkodrës. Një varg artikujsh iu kushtuan çështjes së sigurimit të tërësisë tokësore dhe caktimit përfundimtar të kufijve të vendit. Gjatë fushatës së zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese (1923), “Ora e maleve” u bë zëdhënëse e grupit opozitar me të njëjtin emër, duke u bërë jehonë fjalëve të deputetëve demokratë shkodranë të opozitës në Këshillin Kombëtar, si Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi etj. Ajo propagandoi fitoren e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, si dhe programin e veprimtarinë e qeverisë së Fan Nolit. (“Shkodra”, pikturë nga Eduard Lear.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1890.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Shkod%C3%ABr

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img