Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026

Numri i parë i gazetës “Shtypi”

Lexo ngjarje:

Më 18 prill 1937, në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Shtypi” (1937–1939), gazetë politike, shoqërore, kulturore, letrare, ekonomike, financiare etj. Botohej rregullisht tri herë në javë (nga nr. 28, i datës 22 qershor 1937, u kthye në të përditshme). Pas daljes së numrit të parë, vijoi rregullisht deri në numrin 614. Pasqyroi problemet më kryesore të kohës, të ekonomisë, të kulturës e të sferave të tjera të jetës së përditshme. Për pak kohë, në gazetën “Shtypi” punoi si redaktor Petro Marko, i cili siguroi bashkëpunimin e intelektualëve dhe afroi në faqet e saj firmat e të rinjve përparimtarë. Pas disa numrash, gazeta “Shtypi” vazhdoi të përkrahë hapur politikën e brendshme e të jashtme të mbretit Zog dhe intensifikimin e marrëdhënieve të ngushta politike e ekonomike me Italinë fashiste. (Në fotografi: Faqe e gazetës “Shtypi”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2640.

Fotografia: © https://www.youtube.com/watch?v=YiNLtYAbGHY

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Michele Bulmetti

U nda nga jeta at Mikele Bulmeti (it. Michele Bulmetti), misionar arbëresh.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img