Mic Sokoli

Lexo ngjarje:

Më 20 prill 1881, në fshatin Slivovë të Ferizajt, u vra Mic Sokoli (1839–1881), luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), Hero i Popullit. Lindi në Fang të Bujanit (Tropojë). Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. Mori pjesë në luftimet e Gjakovës kundër Mehmet Ali Pashës; u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë; luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shkup. Në betejën e Slivovës (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke u hedhur mbi topin e armikut, ku u vra. (Në fotografi: Pikturë nga Sali Shijaku “Mic Sokoli”, 1976)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2369.

Fotografia: © Galeria Kombëtare e Arteve

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img