U botua në Tiranë numri i parë i “Revistës letrare”, nën drejtimin e shkrimtarëve bashkëthemelues: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sterjo Spasse dhe Nexhat Hakiu.
Në Tiranë, në një familje punëtore qytetare, lindi Beqir Balluku, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe drejtues i formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, gjeneralkolonel, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ministër i Mbrojtjes, zv.kryetar i Këshillit të Ministrave, anëtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Në fshatin Degë të Tropojës, u vra duke luftuar kundër nazistëve gjermanë Fahri Ramadani, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.