Në Laç të Vaut të Dejës, ku familja e tij, njëra prej më të vjetrave të Shkodrës, ishte vendosur në kohën e rrethimit të qytetit nga malazezët, lindi Imzot Ernest M. Çoba, klerik i lartë katolik, Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Katolike të Shqipërisë, Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë (1957).
Në Prizren, lindi Lazër Lumezi, veprimtar i arsimit kombëtar në krahinën e Kosovës, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh shkollore, etnograf, folklorist e vjershëtor.
Në Boston të Shteteve të Bashkuara doli numri i parë i gazetës “Dielli”, gazetë politike, shoqërore, letrare, kulturore, ekonomike, pedagogjike etj. Një pjesë e shkrimeve botoheshin në anglisht.