Bekim Lumi

Lexo ngjarje:

Në Suharekë (Kosovë) lindi Bekim Lumi, regjisor, profesor universiteti. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërkaq të mesmen në Prishtinë. Kreu studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (1991), ndërsa studimet për regji-teatri i mbaroi në Fakultetin e Artit Skenik të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë (1996). Më 1998, në Munih (Gjermani) themeloi teatrin “Loja”, me të cilin e filloi punën si regjisor. Më pas vuri në skenë shfaqje në teatrin “Dodona” dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Më 2006 themeloi dhe revistën për teatrin “Loja”. Më 2009 themeloi në Prishtinë teatrin e pavarur, që e pagëzoi Teatri Laborator “Loja”. Nga viti 2002 punoi mësimdhënës i regjisë së teatrit në Fakultetin e Arteve (dega e artit dramatik) të Universitetit të Prishtinës. Në teatrin “Dodona” vuri në skenë shfaqjen “Mësimi” (2002) dhe “Galani” (2003). Vijoi me shfaqjet në Teatrin Kombëtar të Kosovës: “Shtëpia e Bernarda Albës” (2006), “Çifti Martin” (2008), “Nana dhe fëmija” (2015). Ndërkaq në teatrin “Loja” krijoi shfaqjet “Këmisha e gjakut” (2010), “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “John Cage’s Hamlet” (2015) etj. Me shfaqjet e tij e ka përfaqësuar Kosovën në disa festivale teatrore ndërkombëtare, në rajon dhe më gjerë, në të cilat u nderua me çmime të ndryshme: në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit (2006), në Lugano (Zvicër), shfaqja “Mësimi” mori çmimin për shfaqjen më të mirë; në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Kamertal në Vratza të Bullgarisë (2011), shfaqja “Çifti Martin” mori çmimin shfaqja më e mirë muzikore, ndërsa shfaqja “Këmisha e gjakut” mori mirënjohje speciale në Festivalin Ndërkombëtar të teatrit “MESS” në Sarajevë (2012). Më 2016, për shfaqjen “John Cage’s Hamlet” nga Ministria e Kulturës së Kosovës mori çmimin vjetor për regjinë më të mirë për vitin 2015. U nda nga jeta në vitin 2018. (Në fotografi: Bekim Lumi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1007–1008.

Fotografia: © https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=642998

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img