Beteja e Mokrës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Beteja e Mokrës”, beteja e parë që u zhvillua në luginën e Mokrës, ndërmjet forcave të ushtrisë shqiptare të udhëhequra nga Skënderbeu dhe ushtrisë osmane të komanduar nga Firuz pasha (i Maqedonisë). Goditja e shqiptarëve nga prita anës rrugës në luginën e Mokrës (gryka e Radikës në Dibrën e Sipërme) ishte krejt e papritur për kundërshtarin. Vendimtare qenë goditjet e këmbësorisë shqiptare kundër kalorësve armiq, që pengoheshin nga vendi i thyer. Sipas Barletit, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane u vra dhe 760 veta u kapën rob. Pa kaluar shumë kohë, në këtë luginë u afrua ushtria tjetër osmane e komanduar nga Mustafa Pasha. Ajo u sulmua dhe u asgjësua në befasi nga ushtria e Skënderbeut. Këto fitore patën jehonë të madhe edhe në vendet e tjera, sepse ndodhi pas disfatës që kishin pësuar forcat hungareze dhe polake prej osmanëve, më 10.11.1444, në betejën e Varnës. (Në fotografi: Foto ilustruese “Skënderbeu pas fitores”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 233.

Fotografia: © https://www.zgjohushqiptar.info/2020/06/skenderbeu-beteja-qe-rrenoi-osmanet.html

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img