Demonstrata e parë në Kosovë

Lexo ngjarje:

Në Prizren u organizua demonstrata e parë në Kosovë, demonstratë masive e rinisë dhe e popullit shqiptar të Kosovës, me kërkesën kryesore që Kosovës t’i njihej statusi i republikës në kuadër të Federatës Jugosllave. Në periudhën pararendëse, me diskutimet për ndryshimet kushtetuese, me Konsultën Gjuhësore të Prishtinës, me manifestimet me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe me lëvizjet studentore në Evropë, në Kosovë tashmë u krijua një klimë politike e favorshme për kërkesa rreth avancimin të të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. Kështu, gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit 1968, në shumë qytete të Kosovës shpërthyen demonstratat masive të rinisë dhe të popullit shqiptar, të cilat patën si kërkesë kryesore njohjen e statusit të republikës për Kosovën dhe të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje. Demonstrata e parë në Kosovë u organizuan në Prizren. Në mënyrë simbolike kjo demonstrate filloi dhe përfundoi para ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku për herë të parë në mënyrë publike u kërkua Kosova Republikë. Demonstratë e ngjashme u organizua edhe në Suharekë, më 8 tetor dhe në Pejë, më 19 tetor 1968. Këto ishin demonstratat e para në Kosovë të organizuara nga rinia studentore, pas Luftës së Dytë Botërore. Demonstratat e vitit 1968 për herë të parë nxorën në shesh problemin e madh shqiptar në Jugosllavi, të cilin deri atëherë pushteti jugosllav ishte përpjekur ta mbante të mbyllur në mënyra të ndryshme. Pavarësisht nga ashpërsia me të cilën u përgjigj pushteti i atëhershëm, demonstratat patën efekt jashtëzakonisht të rëndësishëm në përshpejtimin e disa proceseve në Kosovë: u shpejtua themelimi i Universitetit të Prishtinës, u miratuan amendamentet kushtetuese me të cilat u avancua statusi i Kosovës, u përshpejtua zhvillimi ekonomik i saj, u themeluan institucione të reja dhe u intensifikua bashkëpunimi kulturor dhe arsimor me Shqipërinë. (Në fotografi: Moment nga demonstrata e parë në Kosovë.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 311.

Fotografia: © https://lajm.co/demonstratat-e-vitit-1968-ne-kujtimet-e-nje-pjesemarresi/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img