Në Shkodër u nda nga jeta Dom Luigj Kçira, klerik katolik. Lindi në vitin 1925. Mësimet e para i mori në gjimnazin “Illyricum” në Shkodër. U arrestua më 27 nëntor 1945, bashkë me shumë të rinj të tjerë, të gjithë pjesëtarë të organizatës “Bashkimi shqiptar”. Më 28 janar 1946 u dënua me 20 vjet heqje lirie. U lirua në krye të dhjetë viteve dhe më 24 mars 1963 u shugurua nga Imzot Ernest Çoba, por meshën e parë e kremtoi vetëm më 13 mars 1991, në kishën e Zojës Rruzare te Arra e Madhe. (Në fotografi: Luigj Kçira)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 202.
Fotografia: © https://albemigrant2011.files.wordpress.com/2021/06/dom-luigj-kcira.jpg
Përpunim grafik: AHCF




