Formimi i Brigadës IX Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare

Lexo ngjarje:

Në Lozhan të Korçës u formua Brigada IX Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. U formua nga batalionet “Fuat Babani”, “Reshit Çollaku”, “Tomori”, “Skënder Çaçi” dhe “Hakmarrja”, me një efektiv prej 1493 luftëtarësh të organizuar në pesë batalione. Më 21 tetor 1944, batalioni IV i saj goditi postobllokun gjerman në hyrje të Korçës nga drejtimi i Ersekës dhe batalioni II goditi garnizonin gjerman në Dvoran. Në bashkëveprim me Brigadën II Sulmuese dhe Brigadën XX Sulmuese mori pjesë për çlirimin e Korçës dhe të Bilishtit, duke i shkaktuar dëme armikut në njerëz, si dhe duke kapur një sasi të konsiderueshme armatimi e materiali luftarak. Më 30 tetor 1944, Brigada IX Sulmuese zuri vijën Bilisht-Ersekë-Leskovik, me detyrë që të siguronte kufirin shtetëror në këtë zonë. Më 14 dhjetor u rreshtua në Divizionin VII Sulmues. Në fillim të vitit 1945 filloi të botonte organin e saj “Oshtima e partizanit”. U drejtua nga shtabi me komandant Irakli Bozon dhe komisar politik Mihallaq Ziçishtin. (Në fotografi: Brigada IX në ditën e inaugurimit.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 303.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img