Formimi i Divizionit të III-të Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare

Lexo ngjarje:

U formua Divizioni III Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Në të u rreshtuan: Brigada XII Sulmuese, Brigada XIV Sulmuese, Brigada XIX Sulmuese. Në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare për çlirimin e plotë të Shqipërisë, njësitë e Divizionit III Sulmues kaluan në mësymje për çlirimin e qyteteve kryesore të Shqipërisë së Jugut. Gjatë muajit tetor, duke zhvilluar luftime të ashpra me forcat e okupatorit gjerman dhe forcat kolaboracioniste, çliroi Sarandën, Delvinën e Vlorën dhe tërësisht pjesën jugperëndimore të Shqipërisë. Më 30 tetor 1944, dy njësi të Divizionit III Sulmues (Brigada XIV Sulmuese, Brigada XIX Sulmuese) morën detyrën për të siguruar kufirin tokësor e detar të vendit prej Peshkopisë e Gjirokastrës deri në Vlorë, ndërsa Brigada XII e XIII Sulmuese mori detyrë të godiste kolonat gjermane në rrugën Elbasan-Durrës, në ndihmë të forcave që luftonin për çlirimin e Tiranës. Më 14 dhjetor 1944, duke pasur në përbërjen e tij Brigadën XIV Sulmuese, Brigadën XVI Sulmuese dhe Brigadën XIX Sulmuese, Divizioni III Sulmues u vendos në Shqipërinë e Mesme me qendër në Elbasan. Shtabi i Divizionit III Sulmues është drejtuar nga komandant Islam Radovica dhe komisar Pandi Kristo. (Në fotografi: Partizanë të Divizionit III në ditët e para pas çlirimit të Fierit, 1944.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 492–493.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img