Gjokë Doçi

Lexo ngjarje:

Në Symizë të Fratarit (Mallakastër) u vra duke luftuar me forcat naziste Gjokë Doçi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Lurë të Dibrës, në vitin 1922. Që në moshë të re punoi si punëtor mekanik në Elbasan, ku ra në kontakt me idetë komuniste dhe u bë propagandist i tyre. Me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare mori pjesë në veprimtari antifashiste. Partizan në çetën e Dumresë dhe pastaj zv.komisar i saj (1943). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në pranverën e vitit 1943. Me krijimin e Brigadës I Sulmuese u caktua komandant i batalionit IV të saj. Mori pjesë në shumë luftime. Ra duke luftuar me forcat naziste, në vitin 1943. (Në fotografi: Gjokë Doçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 498.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunimi Grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img