Hakif Zejnullahu

Lexo ngjarje:

Në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë u vra Hakif Zejnullahu, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Lindi në fshatin Lladofc të Podujevës, në vitin 1962. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme në Podujevë, u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës. Ishte aktiv në të gjitha zhvillimet politike që nga fillimi i viteve ’80 të shekullit XX, si pjesëmarrës në demonstrata, greva dhe protesta. Bashkë me Zahir Pajazitin në fillim të viteve ’90 u angazhua për organizimin e rezistencës aktive të armatosur. Për këtë qëllim, shtëpia e tij në Lladofc u shndërrua në një nga bazat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me qëllim të furnizimit me armatim udhëtoi disa herë në Shqipëri. U vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Më 2012-n, u dekorua nga presidenti i Republikës së Kosovës me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Hakif Zejnullahu)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1791.

Fotografia: © https://www.facebook.com/102153961495389/posts/187373949640056/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img