Hasan Remniku

Lexo ngjarje:

Tek lumi Lumbardh afër Prizrenit (Kosovë) u vra Hasan Remniku, luftëtar antikomunist dhe kundër pushtetit jugosllav në Kosovë. Lindi në Remnik të Vitisë, në vitin 1913. Deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, merrej me bujqësi. Me 1941, me ndarjen e zonave të pushtimit në atë bullgare dhe italiane, Remniku dhe shumë fshatra të Karadakut mbetën në zonën bullgare. Në shtator të vitit 1941, Hasan Remniku i shpëton një rrethimi bullgar dhe largohet në Partesh, që i takonte zonës italiane. Një kohë punoi si polic dhe truprojë e kryetarit të Parteshit, Ramiz Cërnicës. Pas masakrës që bënë forcat bullgare dhe popullsia lokale serbe në Remnik, Hasan Remniku i sulmoi këto forca. Aksionet e këtilla i vazhdoi edhe gjatë viteve 1942 dhe 1943. Mori pjesë edhe në luftën e Preshevës, më 1944, kundër forcave jugosllave. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, hyrjes së forcave ushtarake jugosllave dhe dështimit të kryengritjes, Hasan Remniku dorëzohet dhe burgoset. Pas lirimit bashkëpunoi me Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSH). Ndihmoi në formimin e komiteteve të LNDSH-së në Anamoravë. Pas zbulimit të veprimtarisë së LNDSH-së (1947) dhe burgosjes së anëtarëve të saj në Shkup, Gjilan dhe Ferizaj, kaloi në ilegalitet. Gjente strehë nëpër fshatrat e Anamoravës, si në Remnik, Lubishtë, Smirë, Livoç i Epërm, Bresalc, Gadish, Ponesh etj. Më 6 tetor 1951, me grupin e tij, niset për në Shqipëri. Pasi kaloi lumin Lumbardh afër Prizrenit, më 1951 bie në pritë të forcave serbe dhe vritet bashkë me shokët e tij. Pas vrasjes, trupat e tyre u ekspozuan në Viti dhe Gjilan. Varri nuk i dihet. (Në fotografi: Hasan Remniku)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1402.

Fotografia: © https://www.facebook.com/100805145563988/photos/d41d8cd9/203128708664964/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img