Kasëm Qafëzezi

Lexo ngjarje:

Në Berat u nda nga jeta Kasëm Qafëzezi, ushtarak i lartë, veprimtar politik. Lindi në Qafëzez të Kolonjës, në vitin 1880. Kreu gjimnazin në Manastir (Maqedonia e Veriut), studioi në Akademinë Ushtarake në Stamboll dhe u kualifikua si pasakademik në Vjenë (Austri). Shërbeu në Ushtrinë Osmane deri në detyrën komandant regjimenti. Braktisi detyrën dhe u përfshi në kryengritjet kundërosmane të vitet 1910–1912. Ndihmoi në formimin e organizimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (1912–1914). Arriti gradën kolonel dhe pati funksione të larta. Komandoi forcat e Jugut të Qeverisë së Vlorës për mbrojtjen e tokave shqiptare nga shovinistët grekë gjatë Luftës I Ballkanike. Mori pjesë në Luftën e Vlorës (1920). Ministër i Luftës në Qeverinë e Fan S. Nolit. Drejtoi pa sukses luftën kundër forcave që sollën Ahmet Zogun në fuqi (dhjetor 1924). Pas dhjetorit 1924 emigroi në Itali. U kthye në atdhe nga emigracioni politik dhe u vendos në Berat, ku edhe u nda nga jeta. (Në fotografi: Kasëm Qafëzezi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2139.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Kasem_Qaf%C3%ABzezi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img