Kiço Blushi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Kiço Blushi, shkrimtar, publicist, dramaturg dhe skenarist i shquar. Lindi në Korçë, në vitin 1943. Vitet e studimeve të larta që kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjuhë-Letërsi, nxitën tek ai pasionin për të shkruar. Në vitin 1966 filloi punën pranë Radio Televizionit Shqiptar, kurse nga viti 1968 deri më 1986 pranë redaksisë së filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Shumë shpejt u bë një nga skenaristët më të suksesshëm. Mjaft prej skenarëve të tij janë nderuar me çmime të ndryshme në konkurset letraro-artistike dhe në festivalet e filmit shqiptar. Ndër ta veçohet skenari i filmit “Beni ecën vetë” (1975) që shtroi rrugën e suksesshme të gjinisë së filmave për fëmijë. Filmi mori kupën e Festivalit I të Filmit Shqiptar. Ka fituar çmime republike për regjinë dhe skenarin, si edhe çmime ndërkombëtare në Festivalin e Beogradit (Jugosllavi) dhe të Giffoni-t (Itali). Midis skenarëve më të suksesshëm, janë: “Pylli i lirisë” (1976), “Tokë e përgjakur” (bashkautor me Nexhati Tafa, 1976), “Koncert në vitin 1936” (1978), “Në shtëpinë tonë” (1979), që u nderua me çmim të veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar të Giffoni-t (Itali), “Nëntori i dytë” (bashkautor me Dhimitër Shuteriqi, 1982) etj. Ka shkruar gjithashtu mjaft skenarë për filma dokumentarë, si dhe në gjininë e filmit vizatimor. Edhe në dramaturgjinë teatrale ai ka lënë gjurmët e veta. Në vitet 1987–1993 kreu detyrën e kryeredaktorit të revistës “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Që atëherë iu përkushtua me zell publicistikës duke trajtuar me guxim probleme të mprehta politike e sociale. Në vitet 1997–2001 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor. (Në fotografi: Kiço Blushi)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://ata.gov.al/2023/08/23/kico-blushi-pena-e-shquar-e-gazetarise-dhe-kinematografise-shqiptare/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img