Liri Gero

Lexo ngjarje:

Në Çukas të Fier-Sheganit (Lushnjë), në një luftim me nazistët gjermanë, pasi u plagos disa herë, u kap nga pushtuesit dhe u dogj e gjallë Liri Gero, pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit. Lindi në Fier, në vitin 1926. Hyri në radhët e Rinisë Komuniste më 1942 dhe dha ndihmesë në organizimin e mobilizimin e rinisë së qytetit të Fierit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në fillim të vitit 1943 u pranua anëtare e Partinë Komuniste Shqiptare. U dallua si agjitatore e ideve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Mori pjesë si komandante skuadre në luftimet e batalionit IV të Brigadës XVI Sulmuese. Në një luftim me nazistët gjermanë në Çukas të Fier-Sheganit (Lushnjë), më 1944, pasi u plagos disa herë, u kap nga pushtuesit, të cilët e dogjën të gjallë. (Në fotografi: Liri Gero)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 763.

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=4529298443807955&set=pcb.4529320613805738

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img