Llazar (Zai) Fundo

Lexo ngjarje:

U pushkatua pa gjyq Llazar (Zai) Fundo, veprimtar politik. Lindi në Korçë, në vitin 1899. Studimet e mesme i kreu në Liceun Francez të Selanikut, kurse të lartat për jurisprudencë në Paris. Në vitin 1924 drejtoi periodiken “Bashkimi”. Pas Revolucionit të Qershorit, qe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fan Nolit. Me rrëzimin e Qeverisë Noli, u largua në Bashkimin Sovjetik. Mes viteve 1924–1939 shkroi artikuj të ndryshëm për gazetën “Çlirimi nacional”, të drejtuar prej tij, Fan Nolit, Halim Xhelos etj. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, u kthye në Korçë, ku iu përkushtua propagandës antifashiste. Por shumë shpejt u arrestua nga kuestura italiane e Tiranës dhe u deportua në Ventotene, si një kundërshtar i rrezikshëm. Pas kapitullimit të Italisë, u kthye në Shqipëri. Por, në shtator të vitit 1944, u kap nga partizanët në Kolosian të Kukësit dhe, pasi u torturua mizorisht, u pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës si “trockist” e “renegat”. (Në fotografi: Llazar Fundo)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 322.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Llazar_Fundo

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img