Melihate Ajeti

Lexo ngjarje:

Në Prishtinë lindi Melihate Ajeti, aktore. Shkollën fillore dhe semimaturën i kreu në vendlindje. Më pas kreu shkollën e aktrimit, e cila më 1952 ishte hapur në kuadër të Teatrit Popullor Krahinor në Prishtinë. Ishte një nga aktoret e para të Teatrit Popullor Krahinor në Prishtinë. Për më shumë se 50 vjet krijoi një gamë të gjerë prej mbi 80 rolesh në shfaqje të ndryshme. Luajti kryesisht në rolet kryesore. U nderua me mirënjohje dhe çmime të ndryshme nga institucionet lokale dhe qendrore të ish-Jugosllavisë, nga shoqatat profesionale, pastaj në festivale të ndryshme, kryesisht për kreacionet dhe rolet më të mira të femrës në shfaqjet “Zonja me kamelie”, “Erveheja”, “Halili dhe Hajrija”. Më 1979, në Festivalin e Filmit në Nish (Serbi), për rolin e saj në filmin “Kur pranvera vonohet” u nderua me çmimin për rolin më të mirë episodik. U nda nga jeta në Prishtinë, në vitin 2005. (Në fotografi: Melihate Ajeti)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 29–30.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Melihate_Ajeti

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img