U nda nga jeta Qemal Draçini, kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë dhe i prozës. Lindi në Shkodër, në vitin 1922. Ndoqi studimet universitare për drejtësi, në Firence (1941–1943). Më 1945, punoi si mësues i letërsisë në Tiranë e në Shkodër, më vonë në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës për tekstet e reja shkollore. Për shkak të shkrimeve të tij kritike, u arrestua më 1946 dhe vdiq në burg. Qemal Draçini e nisi krijimtarinë letrare në poezi dhe në prozë. Studimet kritike të tij mbi N. Frashërin, Gj. Fishtën, N. Mjedën, Migjenin etj., dallohen për origjinalitet dhe mprehtësi të gjykimit e të analizës. Pjesë të veprës së Qemal Draçinit u përmblodhën në vëllimin “Era” (Shkodër, 1995). (Në fotografi: Qemal Draçini)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 507-508.
Fotografia: © https://www.voal.ch/tag/qemal-dracini/
Përpunim grafik: AHCF




