Sadik Stavileci

Lexo ngjarje:

Në Kodrën e Kuqe në Tiranë, gjatë luftës me fashistët italianë u vra Sadik Stavileci, veprimtar i lëvizjes komuniste, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë, në vitin 1915. Ndoqi Shkollën e Mesme Teknike të Tiranës, ku përqafoi idetë komuniste. U arrestua më 1938 dhe u dënua me burgim nga gjyqi që u organizua kundër komunistëve, më 4–10 shkurt 1939. U arratis nga burgu pas agresionit fashist të 7 prillit. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare menjëherë pas themelimit të saj. Anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare për Shkodrën, ku dha ndihmesë në organizimin e veprimtarisë ilegale antifashiste. Komiteti Qendror Provizor i Partisë Komuniste Shqiptare e thirri në Tiranë (1942), ku punoi për forcimin e lëvizjes ilegale antifashiste. Mori pjesë në shumë aksione të njësiteve guerile. U rrethua nga pushtuesit italianë në një shtëpi tiranase në “Kodrën e Kuqe”, në Tiranë, ku u vra duke luftuar. (Në fotografi: Sadik Stavileci)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2395.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img