Shefqet Beja

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u ekzekutua me varje Shefqet Beja, veprimtar politik, nënkryetar i Frontit Nacionalçlirimtar, deputet i legjislaturës së parë (1945). Lindi në Durrës, në vitin 1914. Studimet e larta për ekonomi i kreu në Itali. Mori pjesë aktive në Frontin Nacionalçlirimtar. Është një nga nismëtarët për nxjerrjen e gazetës “Bashkimi”, organ i Frontit Nacionalçlirimtar dhe nënkryetar i këtij fronti. Në legjislaturën e parë pas luftës (1945) u zgjodh deputet i qytetit të Durrësit. Kundërshtoi hapur vendosjen e diktaturës komuniste. Më 7 gusht 1947, në mbledhjen XI të Kuvendit Popullor, iu hoq mandati, njëherësh me atë të shtatë deputetëve të tjerë. U akuzua se kishte formuar një organizatë klandestine në bashkëpunim me “armiqtë e popullit”. Me vendim të Gjykatës së Lartë nr. 187, datë 27 shtator 1947, u dënua me vdekje në litar. (Në fotografi: Shefqet Beja në sallën e gjyqit, 1947.)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 161–162.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img