Në Gurin e Kamjes në Mokër, u vra në luftë kundër forcave gjermane Skënder Çaçi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Podë të Leskovikut, në vitin 1916. Mori pjesë në qëndresën kundër fashizmit që në ditët e para të pushtimit. U internua në ishullin Ventotene (prill 1939 – gusht 1941). Pas kthimit në atdhe, vazhdoi veprimtarinë antifashiste dhe u burgos përsëri. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që me themelimin e saj. Mori pjesë në aksione të guximshme të njësiteve guerile në Tiranë (1942). U caktua komisar politik i çetës së parë të Skraparit (1942) dhe më pas komisar politik i batalionit partizan të Gorë-Oparit (1943). U nda nga jeta në vitin 1943. (Në fotografi: Skënder Çaçi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 370.
Fotografia: © https://www.facebook.com/151402498339962/photos/a.155725384574340/974437872703083/
Përpunim grafik: AHCF




