Vedat Kokona

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Vedat Kokona, shkrimtar, përkthyes, leksikograf e pedagog. Lindi në Karshijaka (Turqi), në një familje gjirokastrite, në vitin 1913. Kreu Liceun Kombëtar (francez) të Korçës, pastaj studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Sorbonës në Paris, (1938). Punoi si përkthyes në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe si pedagog në katedrën e gjuhës dhe letërsisë franceze në Universitetin e Tiranës. Botimet e tij të para janë libri me vjersha “Dritë dhe hije” (1939), përmbledhja me tregime e novela “Yje të këputur” (1940). udhëpërshkrimi “Nga Tirana në Stokolm” (1935) dhe poema “Shtatë prilli” (1943). Në vitin 1957 u botua drama e tij “Hijet e natës”, veprimi i së cilës zhvillohet në ditët e luftës për çlirimin e Tiranës (nëntor 1944), dhe romani “Me valët e jetës” (dy vëllime: 1964, 1965). Vedat Kokona është autor i disa fjalorëve frëngjisht-shqip dhe shqip-frëngjisht (1966–1998), njohës i disa gjuhëve të huaja, mjeshtër i përkthimit. Ka përkthyer shqip shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë botërore: autorë franceze, si Kornej, Rasin. La Fonten, Volter, Balzak; shkrimtarë anglezë, si Shekspir. Dikens dhe shkrimtarë rusë: Tolstoi, Pushkin. Turgenjev etj. Është dekoruar nga shteti francez me Urdhrat Chevalier de l’Ordre des Arts et des Lettres (Kalorës i Urdhrit të Arteve e të Letrave), Officier dans l’Ordre des Palmes Académique (Oficer i Urdhrit të Palmës Akademike) dhe nga Universiteti i Tiranës me titullin Doctor Honoris Causa. (Në fotografi: Vedat Kokona)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1205.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Vedat_Kokona

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img