Xheladin Kurtaj

Lexo ngjarje:

Në fshatin Gabrricë të Kaçanikut lindi Xheladin Kurtaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Më 1995 filloi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Që herët ishte përfshirë në veprimtarinë ilegale. Në pranverë të vitit 1998 la studimet dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë. Një kohë u mor me furnizim të armatimit, më pas mori pjesë në betejën në Grykën e Carralevës. Më pas kaloi në Zonën Operative të Nerodimës, në zonën e Jezercit dhe në fshatrat e Kaçanikut, ku sërish u mor me furnizim. Në korrik të vitit 1998, nga komanda e zonës u caktua përgjegjës për formimin e policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën e Kaçanikut. Më 1998, në shtëpinë e tij në fshatin Gabrricë, u rrethua nga forcat serbe dhe pas katër orë luftimesh u vra. Emrin e tij e mban Shtëpia e Kulturës në Kaçanik. (Në fotografi: Xheladin Kurtaj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 922.

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo?fbid=868743339975905&set=pcb.868743453309227

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img