Në frontin e lumit Ebro të Spanjës u plagos rëndë dhe u nda nga jeta Xhemal Kada, veprimtar antifashist, Hero i Popullit. Lindi në Pejë, në vitin 1912. Në vendlindje kreu disa klasa të shkollës së mesme, por më 1928 u përjashtua nga shkolla për veprimtari patriotike dhe erdhi në Shqipëri. Jetoi disa muaj në Tiranë; më pas kreu studimet e mesme dhe të larta në shkollat ushtarake të Torinos. U përfshi në lëvizjen komuniste. Mori pjesë në Kryengritjen e Fierit të vitit 1935. Në nëntor 1936 shkoi në Francë, prej nga kaloi në Spanjë, ku u rreshtua në Brigadën e 12-të Ndërkombëtare. Mori pjesë në një varg luftimesh. (Në fotografi: Pamje e lumit Ebro, në Spanjë.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1087.
Fotografia: © https://www.worldatlas.com/articles/the-ebro-river-of-spain.html
Përpunim grafik: AHCF




