Xhevat Qena

Lexo ngjarje:

Në Prishtinë u nda nga jeta Xhevat Qena, aktor. Lindi në Mitrovicë (Kosovë), në vitin 1932. Në vendlindje mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Në Teatrin Popullor Krahinor u angazhua që në vitin 1952. Gjatë karrierës së tij të gjatë prej aktori interpretoi në shfaqje të shumta të dramaturgjisë botërore dhe asaj shqipe, kryesisht në Teatrin Popullor Krahinor (TPK). Ndër shfaqjet më të njohura, ku interpretoi rolet më të dalluara në skenën e këtij teatri, janë: “Nuk martohem me pare”, “Shërbëtori i dy zotnive”, “Koshtana”, “Kryet e hudrës”, “Zonja ministreshë”. Përveç në rolet me karakter komik, Xhevat Qena u angazhua edhe në role të tipit dramatik, ndër të cilat veçohet roli i Gjegjeut në shfaqjen “Sinkopa”. Interpretoi edhe në realizimet skenike të dramës serbe dhe të asaj turke, në kuadër të Teatrit Popullor Krahinor, si në shfaqjet “Personi i dyshimtë”, “Shpijuni”. Për kreacionin e tij skenik, në takimet e teatrove “Joakim Vujiq” të mbajtura në Kragujevc (1966), u shpërblye me çmimin aktori më i mirë për rolin e tij të Selverit në shfaqjen “Dredhitë e Shaptukut” të Molierit, me regji të Muharrem Qenës. U angazhua si aktor edhe në kinematografi, duke luajtur në filmat: “Uka i Bjeshkëve të Nemuna” (1968), “Si të vdiset” (1972), pastaj në filmat e regjisorit Ekrem Kryeziu “Gjurmët e bardha” (1980) dhe “Kur pranvera vonohet” (1980) etj. Luajti edhe në seriale dhe projekte të tjera televizive. (Në fotografi: Xhevat Qena)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1353.

Fotografia: © https://gazetavatra.com/aktori-kosovar-xhevat-qena/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img