Yllka Mujo

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Yllka Mujo, aktore, Artiste e merituar. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” për kanto. Vijoi studimet për aktore në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua më 1974. Po këtë vit filloi punën në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar dhjetëra role, ndër të cilat: Luiza te “Luiza Miler” e Friedrich Shilerit (1979), Sheila te “Vizita e inspektorit” e Xhon Pristlit (1981), Maria te “Nata e dymbëdhjetë” (1984) dhe Katerina te “Zbutja e kryeneçes” (1988) të Shekspirit, nëndrejtoresha te “Natë me hënë” e Ismail Kadaresë (1990), zonja Smith te “Këngëtarja tullace” e Eugene Joneskos (1994), “Pulëbardha” e Anton Çehovit (2003) etj. Ka interpretuar në filmat: “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Është aktore me temperament, kalon lehtë nga personazhet me trauma e përjetime të brendshme, te personazhet e çlirëta komike, deri parodike dhe groteske. Më 1995 fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit. (Në fotografi: Yllka Mujo)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1771.

Fotografia: © https://albeu.com/showbiz/feston-ditelindjen-sa-vjec-mbush-sot-aktorja-e-mirenjohur-yllka-mujo-foto-lajm/411052/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img