Zaho Balili

Lexo ngjarje:

Në Rexhin të Kurveleshit lindi Zaho Balili. Ka përfunduar dy shkolla të mesme, atë të përgjithshmen në Tepelenë si dhe shkollën e mesme bujqësore me korrespodencë në fshatin Damës të Tepelenës. Që në moshën 14-vjeçare, fillon punë në Stacionin e Makinave dhe Traktorëve, si mekanik dhe me kalimin e viteve arrin të bëhet shofer autokombajne. Zaho Balili mori pjesë në jetën kulturore të qytetit, ku spikatën recitimet e tij dhe pjesëmarrja në shumë pjesë teatrale, që Pallati i Kulturës dhe ndërmarrjet e qytetit shfaqnin për publikun tepelenas. Në fund vitet 1970–1980, bashkë me poetë të tjerë tepelenas bëhet një nga furnizuesit kryesorë me tekste të grupeve labe të qytetit. Në vitin 1986, përurohet Shtëpia e Kulturës së fshatit Hormovë. Zaho Balili emërohet drejtor i kësaj shtëpie kulture deri në vitin 1990. Ka filluar të shkruajë që moshë të re dhe është autori i disa vëllimeve, si: “Drithërimet e pranverës”, “Paskan çelur manushaqet”, “Brengat e shpirtit”, “Lot kurbeti” etj. Pjesëmarrës në festivalet folklorike të Gjirokastrës 1988, 1992, dhe atë të Beratit, më 1996. Në vitin 1998 ai largohet në Greqi, ku u bë kryetari i parë i shoqatës “Labëria”, dega Athinë. Zaho Balili nuk mund të jetonte pa këngën labe, kështu që, gjatë kësaj kohe, ai i bashkohet në Athinë një grupi lab dhe bëhet rapsodi i grupit “Lot kurbeti”. Ky grup ka nxjerrë në treg katër vëllime me këngë, ku shumica janë të autorit Zaho Balili. U nda nga jeta në Athinë, më 3 tetor 2001. (Në fotografi: Zaho Balili)

Teksti: http://zahobalili.al/biografi.php

Fotografia: © https://www.teksteshqip.com/zaho-balili/biografia

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img