Zhani Ciko

Lexo ngjarje:

Lindi Zhani Ciko, violinist, dirigjent. Studimet e mesme dhe të larta i kreu për violinë në liceun artistik “Jordan Misja” dhe në Konservatorin Shtetëror të Tiranës. Pas diplomimit (1967) u emërua koncert-maestër dhe solist në Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit, ku interpretoi si koncertist disa vepra madhore violinistike kombëtare, kryesisht interpretime premierë (koncertet 1, 2, 3 të Nikolla Zoraqit). Ndërkohë punoi si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, Drejtor Artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit (1970–1973) dhe, pas një ndërprerjeje të imponuar, më 1979 rinisi punën si pedagog dhe drejtor i Liceun Artistik “Jordan Misja”; më 1989 u emërua drejtor artistik në Radio Televizionin Shqiptar, më 2003 drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit. Në vitin 1985 themeloi dhe drejtoi orkestrën e harqeve “Virtuozët e rinj”, që u njoh brenda dhe jashtë vendit përmes Koncerteve të Majit dhe një vargu turnesh në vende të ndryshme të Evropës (Austri, Francë, Greqi, Itali, Spanjë, Hungari etj.). Në kuadrin e Festivalit Ditët e Muzikës së Re Shqiptare, në vitet ’90 të shekullit XX themeloi orkestrën e harqeve AMRA, me të cilën ekzekutoi disa vepra premierë, dirigjoi operën e parë bashkëkohore shqiptare “Oirat” (Aleksandër Peçi). Zhani Ciko është anëtar i disa forumeve muzikore kombëtare e ndërkombëtare. Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. (Në fotografi: Zhani Ciko)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 363.

Fotografia: © https://observerkult.com/zhani-ciko-rrefen-jeten-e-tij-gjithmone-kam-llogaritur-deshtimin/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img