Lindi në Vlorë Ismail Qemali, burrë shteti dhe diplomat largpamës. Ismail Qemali lindi në qytetin, ku 68 vite më vonë, shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar dhe ngritja e flamurit më 28 nëntor 1912 u zhvilluan në shtëpinë ku ka lindur Ismail Qemali. Koha në të cilën lindi dhe jetoi, kultura dhe arsimimi që kishte, kalimi i një pjese të jetës në internim, titujt e ndryshëm që mori në shërbim të Perandorisë Osmane, dashuria për vendlindjen, si edhe kujdesi që t’i shërbente lirisë dhe pavarësisë së atdheut, i dhanë Ismail Qemalit aftësinë, që të arrinte realizimin e aspiratës aq të dëshiruar të popullit të tij, ngritjen e flamurit kombëtar dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. (Në fotografi: Ismail Qemali)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2900-2903.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Ismail_Qemali
Përpunim grafik: AHCF




