U organizua demonstrata e heshtur antikomuniste, në Tiranë. Kjo demonstratë u zhvillua në sheshin “Skënderbej” të Tiranës. Është protesta e parë në kryeqytet kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos u bashkohej ngjarjeve në Evropën Lindore. Meqë ngjarja u mor vesh disa ditë më parë, Sigurimi i Shtetit ndaloi disa persona. Në një raport të Hetuesisë së Përgjithshme të datës 14.2.1990, thuhej se, më 26.1.1990, nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. (Në fotografi: Moment nga demonstrata e heshtur, 1990.)
Teksti: Dervishi K., Arkivi vetjak
Fotografia: © Dervishi K., Arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




