Bernard Llupi

Lexo ngjarje:

7 shkurt 1886

Lindi në Shkodër Bernard Llupi, klerik katolik. Filloren e kreu pranë shkollës françeskane të qytetit, të lartën në Graz e Insbruk të Austrisë. Meshën e parë e tha në Romë. Pastaj filloi detyrën si famullitar, fillimisht në Nikaj-Mërtur, pastaj në Hot, Bizë e Vlorë. Në vitet 1914–1916 mori pjesë në luftimet kundër malazezëve, sidomos në Qafën e Kolçit. Mes viteve 1931–1937 shërbeu si famullitar në Iballë të Pukës, në Palç, në Rapshë e në Vlorë. Më 1941 u dërgua në Pejë, ku më 1946 u arrestua nga UDB-ja. Pas shumë torturash, u pushkatua po atë vit. (Në fotografi: Bernard Llupi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 152–153.

Fotografia: © https://alpenews.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img