Më 7 prill 1789 u nda nga jeta Abdyl Hamiti I (Abdülhamid I), sulltan osman nga viti 1774 deri më 1789, ku bënte pjesë edhe Shqipëria e pushtuar pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Lindi në Stamboll (Turqi). Abdyl Hamiti I ishte një njeri i devotshëm dhe dashamirës, me interes të madh për çështjet shtetërore. Ai favorizoi reformën dhe emëroi vezirë të mëdhenj të aftë, të cilëve u besoi pushtete të gjera; filloi reformat e ushtrisë dhe hapi Shkollën e Inxhinierisë Detare Perandorake. Ai gjithashtu u përpoq të forconte qeverinë qendrore kundër sundimtarëve provincialë, veçanërisht në Siri, Egjipt dhe Irak. (Në fotografi: Sulltan Abdyl Hamiti I)
Teksti: https://www.britannica.com/biography/Abdulhamid-I
Fotografia: © https://www.wikidata.org/wiki/Q170707
Përpunim grafik: AHCF




