24 mars 1999
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këto bombardime zgjatën 78 ditë. Si rezultat i këtyre bombardimeve, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë. Në 12 qershor 1999, trupat e NATO-s u futen në territorin e çliruar të Kosovës. Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj. Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 Shkurt 2008. Sot, Republika e Kosovës aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s. (Në fotografi: Raketë Tomahawk lëshohet nga ura e raketave të USS Gonzalez, 31 mars 1999)
Teksti: Muzeu Historik Kombëtar
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Kosov%C3%ABs
Përpunim grafik: AHCF




