Fahri Ramadani

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Fahri Ramadani, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Në gjimnazin e Shkodrës u lidh me elementë komunistë. Anëtar i grupit komunist të Shkodrës. Mori pjesë në veprimtari të ndryshme komuniste, antizogiste e antifashiste. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare menjëherë pas formimit të saj. Partizan në çetën e parë të Shkodrës (1943), në batalionin “Perlat Rexhepi” e “Bajram Curri” (1943). Dha ndihmë në organizimin e luftës kundër pushtuesve në Malësinë e Shkodrës dhe të Tropojës. U vra duke luftuar kundër nazistëve gjermanë në fshatin Degë të Tropojës, më 1944. (Në fotografi: Fahri Ramadani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2213.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img