Hafëz Ibrahim Dalliu

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Hafëz Ibrahim Dalliu, veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike, klerik mysliman, publicist, lëvrues i letërsisë artistike. Lindi në Tiranë, në vitin 1878. Në vendlindje kreu Medresenë. Vijoi studimet e larta teologjike në Stamboll. Shërbeu në vendlindje si klerik (hafëz) dhe mësues. Dha mësim në shkollën e parë shqipe në Tiranë (1898). Themeloi e drejtoi shkollën e parë shqipe për vajza në Tiranë (1908) dhe dha mësimin e gjuhës shqipe në shkollën Normale të Elbasanit (1909, shih). Ibrahim Dalliu ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e klubit patriotik kulturor “Bashkimi” në Tiranë dhe e përfaqësoi atë në Kongresin e Manastirit (1908): mori pjesë në Kongresin e Elbasanit (1909); u bashkua me çetën kryengritëse kundërosmane të Sarisalltikut (1911) dhe qe një ndër drejtuesit e saj. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës (1912). Pas Shpalljes së Pavarësisë, zhvilloi veprimtari të gjerë në fushën politike e shoqërore. Gjatë periudhës 1920–1924 mori pjesë në lëvizjen demokratike. U aktivizua në formimin e shoqatës opozitare “Xhoka” në zgjedhjet parlamentare të vitit 1923, themeloi dhe drejtoi gazetën “Dajti”, botoi librat historikë e letrarë, si: “Patriotizma në Tiranë” (1930, ribotuar 1995), “Dokrrat e Hinit” (1922). Ishte studiues i thelluar në shkencat teologjike. Si njohës i mirë i diturisë së fesë islame, botoi disa libra në këtë fushë, si “E lemja dhe jeta e Profetit Alejselam” (1934), “Libri i së falmes” (1942). Përktheu disa vepra nga turqishtja e arabishtja. Për shkak të veprimtarisë politike-shoqërore atdhetare e demokratike Ibrahim Dalliu u përndoq, u burgos e u keqtrajtua në kohën e sundimit osman, gjatë pushtimit italian, gjatë monarkisë së Ahmet Zogut dhe diktaturës së Enver Hoxhës. (Në fotografi: Ibrahim Dalliu)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 413.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Dalliu

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img