Haxhi Hoti

Lexo ngjarje:

U vra në luftë me forcat ushtarake serbe në malet e Pashtrikut Haxhi Hoti, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor i kombit. Lindi në Rogovë të Gjakovës, më 1967. Deri në vitin 1997 jetoi në Zvicër dhe më pas u kthye në Kosovë. Në mars të vitit 1998 vuri kontaktet e para me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U emërua koordinator për të themeluar njësitë e para ushtarake në fshatrat e Hasit. Në fillim, veprimtaria e këtyre njësiteve ishte mbështetja logjistike për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat kalonin nëpër fshatrat e Hasit për në Shqipëri për t’u furnizuar me armatim. Më 1998, duke udhëhequr një kolonë të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kthim për në Kosovë, u vra në luftë me forcat ushtarake serbe. (Në fotografi: Vendi ku u vra Haxhi Hoti.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 630–631.

Fotografia: © https://amkmk.rks-gov.net/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img